Futbollisti sllovak Marek Hamshik, ndryshe legjendë e gjallë e skuadrës së Napolit, këtë verë mund të largohet nga skuadra “napolitane”. Një gjë të tillë ka pohuar babai i tij, i cili ka thënë se djali i tij mund ta vazhdojë karrierën në Kinë. Sipas tij gjasat për tu realizuar një transferim i tillë janë 60 me 40.
Mesfushori sllovak është kapiten dhe golashënuesi më i mirë në historinë e Napolit, por një ofertë e majme nga Kina që ka ardhur në adresë të tij, mund ta bëjë të mendojë largimin nga Italia.
“Një klub kinez ka shprehur interesim serioz për Marek, por negociatat nuk do të jenë të lehta”, ka thënë Riçard Hamsik për mediat sllovake.
“Ka tre vite që ai ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Napoli, duke u fokusuar për ta fituar Skuddeton, por ata dështuan përsëri. Problemi kryesor qëndron te fakti që në Kinë aktualisht nuk është afati kalimtar kryesor i hapur dhe kjo ndodhë vetëm gjatë dimrit, por të shohim mundësitë që kemi dhe më pas do të marrim një vendim”, – ka theksuar babai i Marek Hamshik.
Sllovaku 30-vjeçar pjesë e Napolit është që nga korriku i vitit 2007-të, ndërsa brenda gati 11 viteve të kaluara në “Sao Paolo” ka zhvilluar plotë 501 ndeshje, duke realizuar edhe 120 gola.