Mesfushori i Liverpullit, Emre Xhan është i vendosur që të transferohet tek Juventusi. Mediat italiane raportojnë se turku me pasaportë gjermane do të firmos kontratë pesë vjeçare me gjigantin italian, që tashmë një kohë më të gjatë interesohet për shërbimet e tij.
Emre Xhan thuhet se shumë shpejtë pas finales së Ligës së Kampionëve, që Liverpulli i tij do ta zhvillojë kundër Real Madridit me datë 26 maj (e shtunë), do të firmos kontratë me kampionët e Italisë, që pretendojnë të bëjnë disa përforcime të mëdha, me qëllim që vitin tjetër të jenë ndër skuadrat favorite për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.