Xhanluixhi Bufon po përgatit valixhet për të udhëtuar drejt Parisit. Pritet që deri në fund të javës portieri italian të nënshkruajë kontratë me Paris Sen Zhermenin. Ish portieri i Juves me parisienët pritet të nënshkruajë kontratë dy vjeçare, ndërkohë paga e tij vjetore thuhet se do të jetë rreth 4 milion euro.
Xhixhit gjithashtu i është ofruar edhe roli i organizatorit për Botërorin e vitit 2022 që do të mbahet në Katar.
Për momentin PSZH dhe Bufon po finalizojnë detajet e fundit rreth marrëveshjes, ashtu që pritjet janë që gardiani legjendarë të nënshkruajë kontratë deri në fund të javës.