Presidenti i Shkëndijës, Visar Bexheti, duke folur në një transmetim të drejtëpërdrejtë për emisionin “Zona Gol” të Alban Xhihanit në “Supersport”, përveç rëndësisë së ekipit, ku pritet të zyrtarizojnë edhe disa emra të rinj në prag të ndeshjeve eliminatore të Ligës së Kampionëve Europian, tha se prioritet këtë vit do të kenë edhe rinovimin e stadiumit të qytetit të Tetovës.
“Do të ketë një stadium të rinovuar, pasi Shkëndija që çdo vit pretendon të luaj në Europë, do të duhet të luaj para tifozëve të saj, ashtu që ne do të bëjmë çmos që së shpejti të arrijmë që kushtet që kërkohen nga UEFA, ti plotësojmë dhe neve ndeshjet europiane ti zhvillojmë këtu në Tetovë” – tha Bexheti.
Ai më tej në bisedë e sipër tha se ndjehet i lumtur që edhe FC Shkupi do të luaj në Europë, pasi siç deklaroi është i sigurtë se Shkëndija e tij do të marrë Kupën.
“Shkupi mundi Vardarin, kështu që duke marrë parasysh se ne jemi shumë të sigurtë se do marrim Kupën, gëzohemi sinqerisht që edhe Shkupi do të jetë pjesë e garave europiane këtë vit” – përfundoi Bexheti.