Vendosen verdiktet në LPFM, Shkëndija kampion, Shkupi shumë pranë Europës, Skopje dhe Pelisteri në Ligë të dytë

Me ndeshjet e javës së 36-të është mbyllur edhe zyrtarisht sezoni 2017/2018 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ku Shkëndija edhe zyrtarisht pranoi trofeun e titullit kampion, njofton “infOSport.mk”.

Ashtu siç pritej, Shkëndija e ka mbyllur me fitore kampionatin pasi ka mundur Pelisterin me rezultatin e thellë 4:0, duke e thelluar diferencën me Vardarin e vendit të dytë në 35 pikë. Këta të fundit u mundën në Çair nga FC Shkupi me rezultatin 1:4, me ç’rast thuajse me një këmbë do të prezantojnë Maqedoninë në Liga Europa, duke marrë parasysh se Shkëndija të mërkurën shihet si favorit absolut ndaj Pelisterit në finalen e Kupës.

I sigurtë për pjesëmarrje në Liga Europa është Rabotniçki, që në një ndeshje me shumë kthesa mundi Skopjen, Sileksi morri një fitore me shije të hidhur në transfertën ndaj Akademia Pandev, pasi skuadra nga Kratova sheh veten jashtë Europës këtë vit, teksa Pobeda ka buzëqeshur fare në fund, duke mundur Renovën minimalisht 1:0. Pobeda me 38 pikë në fund u rendit në pozitën e 8-të, duke shpresuar që përmes ndeshjes së balotazhit do të sigurojë mbijetesën.

Ndërkohë dy skuadrat e fundit në tabelë Skopje dhe Pelisteri sezonin e ardhshëm do të luajnë në Ligën e Dytë – Perëndim.

LPFM, Java 36

Akademija Pandev 1 – 2 Sileksi
Pobeda 1 – 0 Renova
Rabotniçki 3 – 2 Skopje
Shkëndija 4 – 0 Pelisteri
Shkupi 4 – 1 Vardari

Leave a Reply