Tenisti spanjoll, Rafael Nadal është kthyer në krye të listës botërore të tenisit të hënën, pasi ka fituar çmimin e tetë në turneun “Italian Open”.
Nadal është përballur të dielën me gjermanin, Alexander Zverev në Romë, duke fituar titullin e të parit në botë për herë të gjashtë.
Nadal niset javën tjetër në Paris duke synuar një tjetër fitore në “French Open”.
“Gjithçka do të jetë ndryshe në Paris. Natyrisht një fitore si kjo të ndihmon, mirëpo kushtet në Paris do të jenë ndryshe në çdo aspekt. Sot është koha për të shijuar fitoren dhe jo të mendoj për Roland Garros”, ka thënë Nadal.