Mevlan Adili shënon golin debutues me fanellën e Shkëndijës (VIDEO)

Mbrojtësi shkupjan i Shkëndijës, Mevlan Adili të dielën në ndeshjen ndaj Pelisterit ka gjetur golin e tij të parë me fanellën “kuqezi”, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse Adili në këtë ndeshje u inkuadrua nga bankina, arriti që të gjejë i pari golin, duke hapur rrugën edhe të golave të tjerë, që në fund rezultuan të jenë 4 në rrjetën e skuadrës nga Manastiri. Adili shënoi me kokë në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, kur mjaft mirë reagoi pas rivënies nga këndi të ekzekutuar nga kapiteni Ferhan Hasani.

MEVLAN ADILI SHENON, SHKENDIJA E MBYLL ME EPERSI PJESEN E PARE NDAJ PELISTERIT

MEVLAN ADILI SHENON, SHKENDIJA E MBYLL ME EPERSI PJESEN E PARE NDAJ PELISTERIT SHKENDIJA – PELISTERI 1:0(M. Adili 45+')

Публикувахте от infosport.mk в 20 май 2018 г.

Adili ndaj Pelisterit në lojë u inkuadrua në minutën e 20-të, kur zëvendësoi të dëmtuarin Vakili, ndërsa për të ishte kjo ndeshja e tij e 12-të sezonale, ku në fund bashkë me futbollistët tjerë të Shkëndijës festuan deri në orët e vona titullin e kampionit, të dytin në historikun e skuadrës nga Tetova.

Rikujtojmë Shkëndija për herë të parë kampion i Maqedonisë ishte shpallur në sezonin 2010/2011, kur edhe asaj kohe, si tani udhëhiqej nga trajneri tetovar, Qatip Osmani.

Leave a Reply