Golat nga ndeshja Shkëndija-Pelisteri  (VIDEO)

Shkëndija sot pa shumë probleme mundi Pelisterin, duke rrumbullaksuar kështu sezonin e saj më të suksesshëm në historikun e saj, ku përveç titullit kampion, vendosi edhe disa rekorde, që deri më tani askush nuk i kishte arritur, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit Qatip Osmani falë 4 golave të shënuar në fitoren e sotme 4:0 ndaj skuadrës nga Manastiri, arriti të shënojë plotë 101 gola brenda një sezoni, që deri më tani nuk e kishte bërë asnjë skuadër tjetër, prej kur se në LPFM aprovohet sistemi katër garësh.

SHKENDIJA-PELISTERI 4:0

GOLAT NGA NDESHJA SHKENDIJA – PELISTERI

Публикувахте от infosport.mk в 20 май 2018 г.

Nderin për të shënuar golin e 100-të e kishte kapiteni Ferhan Hasani, ndërsa po i njëjti futbollist kishte shënuar edhe golin e 101-të, kur në minutën e 83-të nga pika e bardhë vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Shkëndija – Pelisteri 4:0. Ndryshe golin e parë me fanellën e Shkëndijës këtë edicion e realizoi Mevlan Adili në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, teksa një gol tjetër në këtë ndeshje për Shkëndijën realizoi edhe braziliani Stenio Zhunior.

Shkëndija e mbylli sezonin me 91 pikë, 35 më shumë se Vardari i vendit të dytë, ndërkohë Pelisteri në fund me vetëm 34 pikë u rendit në pozitën e fundit, duke bërë që kjo skuadër për herë të dytë në hstorikun e saj të luaj në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë.

Leave a Reply