Një grup tifozësh të klubeve të futbollit Prishtina dhe Drita janë përfshirë në një përleshje dje në Pejë, pas përfundimit të ndeshjes përcaktuese për titullin e kampionit.
Incidenti ndodhi në dalje të qytetit të Pejës, pas përfundimit të ndeshjes.
Në pamjet e siguruara nga KALLXO.com shihet një aksident komunikacioni kur dy vetura ndeshen duke rrezikuar njerëzit anash rrugës, dhe më pas reagimin e tifozëve, intervenimin e policisë dhe disa persona të lënduar.
Ndryshe, Policia ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme janë lënduar 8 persona, ndërkaq janë arrestuar 4 të tjerë.