Caktohet data e ndeshjes së balotazhit midis Gostivarit dhe Borecit

Federata e Futbollit të Maqedonisë gjatë ditës së sotme ka vendosur edhe datat, në të cilat do të zhvillohen ndeshjet e balotazhit, përmes së cilave do të mësohet edhe emri i skuadrës që sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e elitës së futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Dy skuadrat që përfunduan në pozitat e dyta në Ligën e Dytë Perëndim dhe Lindje, Gostivari dhe Boreci, ndeshjen e balotazhit mes tyre do ta zhvillojë me datë 30 maj me fillim në ora 16:30 në kampin stërvitor “Petar Milloshevski” pranë FFM-së.

Fituesi nga kjo përballje më pas me datë 3 qershor do të luaj kundër Pobedës, skuadër kjo e cila u rendit në pozitën e 8-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Mladost” në Strumicë me fillim në ora 16:30, kur edhe përfundimisht do të mësojmë emrin e skuadrës që do të luaj në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

Leave a Reply