Besart Ibraimi është futur në historinë e futbollit të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Sulmuesi kërçovar edhe pse nuk shënoi në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Pelisterit, ai në fund arriti që të shpallet golashënuesi më i mirë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, e që përbënë një rekord absolut, pasi është ky viti i tretë që Ibraimi shpallet golashënues më i mirë në LPFM.
31-vjeçari këtë edicion në 32 ndeshje të zhvilluara realizoi plotë 23 gola, ndërsa rikujtojmë se edhe në dy edicionet paraprake bomberi “kuqezi” kishte kaluar shifrën e 20 golave, duke qenë kampion i golave në elitën e futbollit vendor.
Golat e Besart Ibraimit ndaj Vardarit – 2017/2018
"INFOSPORT.MK" JU SJELLË GJITHË 6 GOLAT E BESART IBRAIMIT TË SHËNUAR GJATË EDICIONIT AKTUAL NË 5 PËRBALLJET NDAJ VARDARIT
Публикувахте от infosport.mk в 7 март 2018 г.
Sezonin e kaluar 2016/2017 Ibra realizoi 20 gola në 30 ndeshje, teksa në sezonin e tij të parë me Shkëndijën, në 32 ndeshje kishte realizuar 25 gola.
Është ky një rekord për tu përshëndetur nga ana e Besart Ibraimit, i cili në këtë mënyrë tejkalon ish sulmuesin e Slloga Jugomagnatit, tashmë FC Shkupit, Argjend Beqirin, i cili për dy sezone me rradhë (1999/2000 dhe 2000/2001) ishte shpallur golashënuesi më i mirë në LPFM si dhe Ivica Gligorov, i cili me Milanon dy vite rradhazi ishte shpallur golashënues më i mirë, duke shënuar 15 gola në sezonin 2007/2008 dhe 14 në sezonin 2008/2009.