Ronaldo kalon “testin”, 100% gati për finalen e 26 majit ndaj Liverpullit

Kristiano Ronaldo do të jetë gati 100% për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve kundër Liverpullit. Një gjë të tillë njofton e përditshmja spanjolle “AS”, e cila në artikullin e saj të mbrëmshëm kishte shkruar “Ronaldo kaloi testin”. Portugezi kishte shënuar njërin prej golave në barazimin 2:2 të Realit ndaj Viljarealit, skuadër kjo që u rikthye në lojë, edhe përkundër faktit se ishte në disavantazh prej 0:2.

“Provimi” është kaluar me sukses nga Ronaldo dhe në ndeshjen e 26 majit ndaj Liverpulit ylli portugez pritet të jetë në gjendjen optimale. Ronaldo vinte pas një dëmtimi, që fillimisht vuri në dyshim edhe aktivizimin e tij në finalen e Ligës së Kampionëve, por gjithçka ka kaluar tashmë.

Mbrëmë përveç Ronaldos një gol tjetër realizoi edhe Garet Bejll, i cili në këtë mënyrë arriti shifrën e 5 golave të shënuar në 4 ndeshjet e fundit, duke pasur parasysh se mungoi në ndeshjen e javës së 36-të kundër Seviljës.

Leave a Reply