Prishtina dhe Drita sot diskutojnë çështjen e titullit kampion në Kosovë

Sot e gjithë vëmendja e futbollit në Kosovë do të përqëndrohet në Pejë, aty ku dy skuadrat e para në renditje  Drita dhe Prishtina do të diskutojnë mes vete titullin e kampionit për sezonin 2017/2018, njofton “infOSport.mk”.

Aktualisht Drita është në pozitën e parë me 66 pikë, 3 më shumë se Prishtina, skuadër kjo e cila tek titulli kampion mund të shpresojë vetëm në rast fitoreje me të paktën dy gola diferencë. Në të kundërtën Drita do të festonte titullin e kampionit, duke rikthyer lavdinë e futbollit në qytetin e Gjilanit.

Futbollistët e të dyja skuadrave që nga dita e enjte qëndrojnë të grumbulluara në qytetin e Pejës, ndërsa pritet që edhe tifozëritë përkatëse të ofrojnë një spektakël më vete, ndonëse shumë prej tyre nuk do të mund të jenë në shkallët e stadiumit “Shahin Haxhiislami”, që është i përmasave minimale për një takim të tillë.

Ndeshja midis Prishtinës vendase dhe Dritës do të startojë në orën 16:00.

Leave a Reply