Salihi nuk i ndahet golit në Austri

Hamdi Salihit nuk i pengon aspak mosha. Sulmuesi 34-vjeçar që luan me Nojshtadin, ka vazhduar të tund rrjetat në Ligën e Dytë asutriake, kësaj rradhe duke shënuar në transfertën ndaj Wattens, njofton “infOSport.mk”.

Megjithatë goli i sulmuesit shkodran nuk i mjaftoi Nojshtadit për të marrë tre pikët e plota, pasi deri në mbyllje të takimit ekipi vendas përmes Lukas Katnik barazuan shifrat në 1:1. Doli të jetë ky rezultati përfundimtarë i këtij takimi me Salihin, i cili në minutën e 56-të shënoi golin e tij të 22 sezonal, duke marrë kryesimin në listën e golashënuesve, para Chabi të Ried.

Salihi në 5 ndeshjet e fundit ka shënuar po aq gola, duke ndihmuar skuadrën e tij që të renditet në pozitën e tretë në renditje, që garanton pjesëmarrjen në “play-off”, kur kanë mbetur edhe dy javë deri në fund të kampionatit.

Nojshtadi i Hamdi Salihit pas 34 xhirove ka tubuar 58 pikë, një më shumë se Riedi i vendit të katërt, ndërsa në pozitën e dytë, që siguron inkuadrimin e drejtëpërdrejtë në elitën e futbollit austriak ndodhet Hartbergu me 62 pikë.

Leave a Reply