Çelzi ka mundur Mançester Juanjtedin me rezultatin e ngushtë 1:0, duke fituar në këtë mënyrë Kupën e Anglisë, e njohur si “FA Cup”. Ndeshjen e ka vendosur Hazard në minutën e 22-të me anë të një penalltie të përfituar nga vetë ai personalisht.
Të dyja skuadrat kanë luftuar shumë për të shënuar, me Mançesterin që e ka kërkua më shumë, por pa arritur ta gjejë. Ky është trofeu i vetëm që Çelsi ka arritur të fitojë këtë sezon, trofe i cili mund të konsiderohet si shpëtues i sezonit për blutë e Londrës me në krye strategun italian, Antonio Konte.