Sot në Ligën e Dytë – Lindje në program ishin ndeshjet e xhiros së fundit, ku edhe përfundimisht u mësuan emrat e skuadrave që do luajnë një rang të garave më poshtë dhe kush do të luaj në balotazh, duke pasur parasysh se emri i kampionit ishte mësuar që kohë më parë, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra që do të luaj në balotazh, është Boreci, që sot në transfertën në Makedonska Kamenicë mundën Sasa-n me rezultatin 1:3.
Публикувахте от ФК Беласица FC Belasica в 19 май 2018 г.
Skuadra nga Velesi mbi të gjitha duhet ti falënderohet Bellasicës, që në teren vendas barazoi 1:1 me Bregallnicën, skuadër kjo që vetëm me fitore do të siguronte vendin e balotazhit.
Kësisoj Boreci do të luaj në balotazh me Gostivarin, teksa tre skuadrat e Konferencës së Lindjes që do të luajnë një rang të garave më poshtë janë Turnova, Pobeda e Valandovës dhe Osogova.
LDFM, Java 27 |
||
Bellasica | 1 – 1 | Bregallnica |
Osogovo | 1 – 2 | Kozhuvi |
Pobeda V. | 1 – 12 | Tikveshi |
Sasa | 1 – 3 | Boreci |
Plaçkovica e lirë |