Aliji titullarë në fitoren më të rëndësishme të Entellas

Naser Aliji ka zhvilluar të gjitha 90-të minutat në ndeshjen më të rëndësishme të skuadrës së tij Entella gjatë sezonit të rregullt në “Serie B”, njofton “infOSport.mk”.

Kumanovari ishte ndër më të mirët në fushën e blertë në përballjen ndaj Novaras në transfertë, në të cilën ndeshje Entella realizoi fitore minimale 0:1 falë golit të shënuar nga Krimi. Falë kësaj fitore Aliji me Entellan e tij siguruan ndeshjen e “play-out-it”, për mbijetesën pikërisht në javën e fundit.

Për dallim nga Aliji, në këtë ndeshje për asnjë minutë nuk luajti sulmuesi shqiptarë, Azdren Llullaku.

Pas kësaj fitore Entella arriti në kuotën e 44 pikëve, po aq sa ka edhe Novara në pozitën e 20-të, mirëpo falë dy fitoreve në ndeshjet direkte skuadra e Naser Alijit siguroi atë vend të balotazhit, njëjtë sikurse edhe Askoli.

Leave a Reply