Gazeta japoneze “Sports Houchi” ka zbuluar emrin e skuadrës së re të Andres Iniestas. Sipas kësaj të përditshme, mesfushori legjendar i Barcelonës, ka arritur marrëveshje me ekipin e Vibel Kobe të “J-League”.
Sipas të njëjtit burim, Iniesta do të zbarkoj në Japoni pas ndeshjes së fundit kampionale të Barcelonës në “Kamp Nou” ndaj Real Sociedadit, ku përmes një konference për shtyp do të prezantohet nga ana e presidentit të klubit, Hiroshi Mikitani, i cili njëherit është edhe aksionar i kompanisë “Rakuten”, sponsor i Barcelonës.