Klubi belg, Ostende ka prezantuar futbollistin shqiptarë Sindrit Gurin. 24 vjeçari pasi kaloi me sukses testet mjekësore, firmosi kontratë 3 vjeçare me Ostenden. Guri falë menaxherit Shkumbin Qormemeti u transferua nga Kukësi te skuadra belge për 710 mijë euro, duke dalë të luajë për herë të parë jashtë Shqipërisë.
Talenti shqiptarë para se nis aventurën me skuadrën e tij të re në kampionatin belg, do të jetë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë për dy miqësore me Kosovën dhe Ukrainën. Guri rezultoi të jetë futbollisti më i mirë i Kukësit në këtë sezon, duke shënuar 19 gola në 33 paraqitje.