Pas një sezoni fantastik në Premier League me Manchester Cityn, ka ardhur edhe mirënjohja për trajnerin spanjoll Pep Guardiola. Drejtuesit e klubit i kanë rinovuar kontratën trajnerit edhe për 3 sezonet e ardhshme, duke e shtyrë aktualen deri në vitin 2020-2021, për të kompletuar një cikël total prej 5 sezonesh, pasi Guardiola e mori Cityn në vitin 2016.
Detajet e kontratës së re pritet të publikohen në ditët në vijim, por ajo që është e sigurt, është fakti që për spanjollin ka një përmirësim të ndjeshëm të termave ekonomikë.
“Ndjej se kam ende shumë energji dhe forcë për të vijuar projektin”, deklaroi Pep gjatë festës së titullit, ndërsa synimi i radhës për Citizens është triumfi në Ligën e Kampionëve.
Contract Extension | Pep Guardiola
2021! 💙
Публикувахте от Manchester City в 17 май 2018 г.