Edhe përkundër problemeve që kishte në repartin e mbrojtjes gjatë këtij edicioni, ku në 37 ndeshje ka pranuar plotë 42 gola, drejtuesit e Realit të Madridit përforcimet e reja po i mendojnë sërish në repartin ofenziv.
Sipas “Don Balon” madrilenët duket se kanë vënë në shënjestër dy yjet e Premierligës, Mohamed Sallah dhe Eden Hazard. Që të dy këta super futbollistët pritet të zëvendësojnë Karim Benzeman dhe Garet Bejll, që gjithnjë e më shumë e shohin vetin shumë larg “Santiago Bernabeu”.