Reali i Madridit i ka vënë syrin yllit egjiptian Mohamed Sallah, i cili parapëlqehet shumë nga ana e trajnerit “madrilen”, Zinedine Zidane.
Sallah, i cili verën e kaluar iu bashkua Liverpullit, ka shkëlqyer që në sezonin e tij të parë në “Enfilld Roud”, duke bërë që për shërbimet e tij të interesohen shumë skuadra europiane, përfshirë këtu edhe ekipin kampion të Europës, Realin e Madridit.
Përveç trajnerit Zidane, Mohamed Sallah parapëlqehet edhe nga vetë presidenti Florentino Perez, i cili sipas mediave spanjolle është duke u përgatitur që gjatë kësaj verë ta sjellë Sallahin.
“Perez e do Sallahin”, – shkruajnë mediat iberike, sipas të cilave “madrilenët” po përgatisin një ofertë prej 200 milionë euro për egjiptianin.