Ylli i Atletiko Madridit, Antuan Grizman pa dyshim se ishte heroi i Atletiko Madridit në finalen e madhe të Liga Europa, në të cilën skuadra nga “Vanda Metropolitano” mundi Olimpikun e Marsejës me rezultatin 3:0.
Sulmuesi francez shënoi dy gola, dhe ishet ndër më të merituarit për këtë trofe të “jorganxhinjëve”. Pas ndeshjes ai nuk fshehu gëzimin, duke deklaruar: “Jam shumë i lumtur. Kam punuar për këtë moment në vazhdimësi për shumë vite. Mu për këtë kam nraktisur shtëpinë që në moshën 14-vjeçare. Tani është koha të festojmë. Familjen e kam këtu pranë. I ulë kapelën Marsejës, ata janë një skuadër shumë e fuqishme” – tha Grizman pas përfundimit të ndeshjes.