Pas Evertonit, Uest Hamit dhe Kristal Palasit, pas shërbimeve të Xherdan Shaqirit tashmë është vënë edhe skuadra londineze e Totenhamit, njoftojnë mediat britanike.
Shaqiri me Stouk Sitin e tij këtë sezon nuk arritën që të ruajnë statusin e skuadrës elitare në Angli, ndërsa paraqitjet dhe golat e shënuar nga ana e kosovarit me skuadrën e tij aktuale bënë që shumë skuadra tjera nga Premierliga të interesohen për të.
Kësisoj Shaqiri me shumë gjasa do të largohet nga Stouk Siti, që sezonin e ardhshëm do të luaj në një rang më të ulet garash.