Skuadra gjermane e Borusia Menhengladbahut, gjatë ditës së sotme ka postuar një foto në rrjetin social “Tëitter”, në të cilën ka prezantuar Bufonin si pjesë e saj! Mirëpo kjo nuk ka të bëjë asgjë me realitetin, pasi ishte vetëm një shaka e rradhës së skuadrës gjermane, mirëpo që i besuan shumë tifoz të saj.
Disa orë më vonë, nëpërmjet një postimi tjetër, gjermanët kanë sqaruar se e gjithë kjo ka qenë një shaka, duke u shprehur se numri i personave të cilët e besuan këtë rreng ka qenë shumë i lart.
Në fakt, faqja e Gladbahut në “Twitter” njihet për humorin dhe ironinë që përdor, ku shpesh herë përfshihen edhe vetë futbollistët e skuadrës.