Shkëndija pa probleme ndaj Renovës, FC Shkupi fitore me aromë Europe

Shkëndija pa shumë probleme ka shënuar fitore 0:3 në derbin e qytetit ndaj Renovës, duke vazhduar në këtë mënyrë serinë e fitoreve dhe njëherit të ndeshjeve me nga 3 gola të shënuar, njofton “infOSport.mk”.

Besart Ibraimi u rikthye me dy gola të shënuar, ndërsa një gol tjetër për Shkëndijën realizoi Stenio Zhunior. Që të gjithë golat “kuqezinjtë” i shënuan gjatë 30 minutëshit të parë të takimit, duke vijuar rrugëtimin drejt shifrës së 100 golave brenda një sezoni.

Një fitore të sigurtë arriti edhe FC Shkupi në transfertën ndaj Pelisterit. “Bardhekaltërit” nga Çairi falë golave të shënuar nga Ilijoski dhe Imeri gjatë pjesës së parë shënuan fitore 0:2, ndërsa Skopjes i mjaftoi goli i Gjoko Aleksovskit në minutën e 17-të nga pika e bardhë për të arritur një fitore të madhe ndaj Pobedës.

Derbi ndeshja që vendoste për Europë midis Sileksit dhe Rabotniçkit u mbyll me barazim pa gola, teksa Vardari falë një goli të shënuar në minutën e 89-të nga Maksimov mundi Akademia Pandevin me rezultatin 3:2.

LPFM, Java 35

Skopje 1 : 0 Pobeda
Pelisteri 0 : 2 Shkupi
Renova 0 : 3 Shkëndija
Sileksi 0 : 0 Rabotniçki
Vardari 3 : 2 A. Pandev

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply