Përplasje e frikshme e futbollistëve kokë me kokë (VIDEO)

Një përplasje e trishtueshme kokë më kokë me kundërshtarin për pak sa nuk i morri jetën futbollistit 19-vjeçar të Poli Timishoara, Denis Harut.

Ai në ndeshjen ndaj Sepsi u përplas me sulmuesin kundërshtarë, Kuka, i cili u dërgua jashtë fushës për të marrë ndihmën e mjekëve të skuadrës, teksa Harut pas ndihmës së parë në fushë, u dërgua me urgjencë në spital.

Kuku u ndëshkua me të kuq në këtë rast kur po luhej minuta e 41-të, ndërsa Harut, i cili nuk mundi të vazhdojë ndeshjen u zëvendësua nga Birnoi.

Që të dy futbollistët thuhet se janë nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndryshe sa i përket epilogut përfundimtarë të ndeshjes, ai foli për ekipin vendas të Sepsi që në fund shënoi fitore me rezultatin 3:0.

Leave a Reply