Skuadra e FC Shkupit ka arritur në Manastir në orët e vona të natës së mbrëmshme, për ndeshjen ndaj Pelisterit në kuadër të xhiros së 35-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Nikoqirët janë në kërkim të pikëve për të shpëtuar nga rënia direkt nga elita, ndërsa Shkupi kërkon vetëm tri pikë për të vazhduar deri në fund garën për një pozitë që dërgon ën Ligën e Evropës.
“Këto dy fitoret na kanë rritur vetëbesimin. Atmosfera është e shkëlqyeshme. Dhe shpresojë se ashtu do të jetë edhe në dy xhirot e fundit. Rikthehem sërish në Manastir. Për të dy ekipet është më mjaft rëndësi fitorja. Për ne është për Evropë, ndërsa ata luftojnë për mbijetesë. E mbyllëm takimin me 5-2 ndeshjen e fundit gjatë ditës së mërkurë, mirëpo nesër do të jetë një ndeshje tjetër. Shpresojë se do të zhvillojmë ndeshjen me mençuri dhe me angazhim maksimal dhe do të shënojmë fitore në Manastir. Mbeten edhe dy javë dhe për ata është finale dhe kjo mund të thuhet se është edhe për ne. Nuk ka presion, shkojmë me kokë të ftohtë, kemi një seri të mirë dhe besoj se pas ndeshjes do të festojmë”, ka thënë Ljamçevski për faqen zyrtare të FC Shkupit.
Pelisteri-Shkupi do të luhet nesër në Manastir, duke nisur nga ora 16:15.