Liga Europa, kompeticion ky i shndërruar në mallkim për skuadrat franceze

Sonte e gjithë vëmendja e futbollit europian do të jetë e përqëndruar në Lion të Francës, aty ku me fillim në ora 20:45 për trofeun e Liga Europa do të diskutojnë Atletiko Madridi dhe Olimpiku i Marsejës, njofton “infOSport.mk”.

Është ky kompeticioni i dytë më i rëndësishëm europian, i cili është shndërruar gati-gati në mallkim, pasi asnjë klub francez nuk ka arritur të fitojë, qoftë Liga Europa, apo edhe Kupën UEFA që tashmë është në histori.

Katër dekada më parë Bastia u mund në dy ndeshje nga holandezët e PSV Ajndhoven, ndërsa në vitin 1996 Bordo asaj kohe me Zinedin Zidan në skuadër u mposht me rezultatin e përgjithshëm 5:1 nga Bajerni i Munihut.

Pasi u thye fillimisht në Bari me 11-metërsha nga Crvena Zvezda, çerek shekulli më parë, ekipi marsejez mundi Milanin në “Olympiastadion” të Munihut në edicionin e parë në Çemipions, por që nga ajo kohë klubi nga “Velodrome” ka dështuar në dy finale të Kupës UEFA.

Ata fillimisht në vitin 1999 në finalen e Moskës u mundën nga Parma me rezultatin  3:0, ndërsa në finalen e vitit 2004 në Gothenborg, ishin mundur nga Valencia me rezultatin 2:0.

Leave a Reply