E keni ditur, e ndoshta edhe jo!? Diego Simeone është i vetmi trajner joeuropian që ka triumfuar në Liga Europa, kompeticion ky që në 8-të edicionet e mëparshme është fituar vetëm nga trajnerë spanjollë apo portugezë.
Strategu argjentinas sonte ka rastin që të fitojë këtë trofe edhe për të dytën herë në karrierë, pas atij të vitit 2012-të, kur po me Atletiko Madridin turpëruan Atletik Bilbaon duke e mundur me rezultatin 3:0.
Falë vendit të dytë në Primera Division skuadra e argjentinasit nuk ka kurrfarë presioni dhe sonte pritet të paraqitet në mënyrën më të mirë, teksa një gjë e tillë nuk mund të thuhet për Marsejën që një javë para fundit të kampionatit francez, pozicionohet në vendin e katërt dhe jashtë zonës së Ligës së Kampionëve. Pra ekipi francez pikërisht sonte vetëm me fitore do të siguronte një vend për në Ligën më prestigjioze europiane edhe për vitin tjetër, në të kundërtën në xhiron e fundit në “Ligue 1” do të duhet të mund ekipin e Amien në shtëpi, por njëkohësisht të shpresojë në një barazim të paktën të Lionit përballë Nice.
Ndryshe Marseja rrugës për në finale eliminoi një klub spanjoll, Atletik Bilbaon, duke i fituar që të dy takimet e fazës së 1/8 së finales, teksa në finalen e madhe kaloi me shumë vështirësi Salzburgun, edhe atë vetëm pas kohës shtesë falë një goli të mbrojtësit Rolando 4 minuta para goditjes së 11-metërshave.
Në anën tjetër Atletiko e Madridi eliminoi Arsenalin me rezultatin e përgjithshëm 2:1, me fitoren minimale 1:0 në Spanjë, përballje kjo që ishte tepër e ashpër dhe që në trajnerit Simeone i kushtoi me një pezullim prej katër ndeshjesh nga UEFA.