Beshiktashi që tashmë ka humbur titullin e kampionit të fituar vitin e kaluar, që tani është duke menduar për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, ku pretendon që sërish të rikthejë titullin në vitrinat e saj.
Sipas asaj që pohojnë mediat turke, drejtuesit e skuadrës “bardhezi” kanë etiketuar dy futbollistë nga “Serie A”, njëri prej të cilëve është edhe pjesë e kampionëve në fuqi të Juventusit.
Bëhet fjalë për sulmuesin Mario Manxhukiç dhe mbrojtësin e djathtë të Romës, Bruno Peres.
Për momentin nuk ka ndonjë ofertë konkrete për futbollistët në fjalë, por vetëm zëra mediatik, mirëpo gjithçka pritet të mësohet me hapjen e afatit kalimtar, ku Beshiktashi pritet të jetë shumë aktiv.