Atletiko Madridi sërish sundon me Liga Europën (VIDEO)

Atl. Madridi është fituesi i këtij edicioni të Liga Europa, pasi në finalen e madhe mundi Olimpikun e Marsejës me rezultatin 3:0, njofton “infOSport.mk”.

Ekipi i Diego Simeones zhvilloi një finale perfekte, duke paralajmëruar fitoren që në minutën e 21-të me anë të futbollistit të saj më të mirë, Antuan Griezman. Po i njëjti futbollistë vetëm pas 4 minutave lojë në pjesën e dytë dyfishoi rezultatin në 2:0, teksa në minutën e 88-të kapiteni Gabi vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Atletiko Madridi 3, Olimpiku i Marsejës 0.

Ishte ky trofeu i dytë i Atletiko Madridit me Diego Simeonen në krye me po të njëjtin rezultat, pas asaj fitore në finalen e vitit 2012-të në Bukuresht kur kishin mundur Atletik Bilbaon, ndërsa i treti në 9 vitet e fundit, pas suksesit të vitit 2010 në Hamburg, kur “jorganxhinjtë” që asaj kohe drejtoheshin nga Kike Sançez Flores falë një goli të realizuar 4 minuta para ekzekutimit të 11-metërshave nga sulmuesi i famshëm uruguajan Diego Forlan, kishin mundur 2:1 Fulhamin e trajnerit Roj Hoxhson.  Në anën tjetër ishte ky dështimi i tretë i Olimpikut të Marsejës, skuadër kjo e cila ishte mundur fillimisht në vitin 1999 në finalen e Moskës nga Parma me rezultatin  3:0, ndërsa në finalen e vitit 2004 në Gothenborg, ishin mundur nga Valencia me rezultatin 2:0.

Leave a Reply