Milani konfirmon transferimin e parë

Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për transferimin e portierit të Napolit, Pepe Reina. Ai ka thënë se “Rossonerët” kanë shfrytëzuar një mundësi të mirë duke siguruar shërbimet e Reinas si futbollist me parametra zero.

“Ardhja e Reinas? Ne e kemi shfrytëzuar një mundësi. Kur një portier i mirë si Reina hyn në skadim të kontratës, ne nuk kemi menduar për rolin e Donnarummas”, u shpreh Mirabelli për mediat italiane.

“Besoj se mund të na ndihmojë sidomos jashtë fushës, pastaj nëse tregu na largon Donaruman, e kemi Reinan, përndryshe do t’i kemi dy portierë që do të ndërrohen varësisht nga ndeshjet që luajmë. Këtë vit kemi luajtur më shumë se të gjithë të tjerët”, theksoi Mirabelli.

Leave a Reply