Seleksionuesi i Gjermanisë, Joakim Lëv ka publikuar listën paraprake të 27 futbollistëve të grumbulluar për Botërorin “Rusi 2018”.
Në mesin e futbollistëve të grumbulluar bie në sy prezenca e portierit Manuel Nojer, i cili një kohë më të gjatë ka qenë jashtë fushave të futbollit për shkak të një dëmtimi të rëndë, ndërsa gjithashtu edhe ajo e Marko Reush, që gjatë sezonit që lamë pas ka hasur në shumë probleme me dëmtimet.
Lëv ka ftuar edhe veterani Mario Gomez, i cili ka fituar një vend në kombëtare falë sezonit të mirë me fanellën e Shtutgartit, teksa nga nga ana tjetër, nuk janë përfshirë në listë futbollistë si Mustafi, Shtindl, Vagner, Emre Xhan apo edhe heroi i Botërorit të fundit, Mario Gotze.
Lista paraprake e plotë e Gjermanisë: |
PORTIERË: Leno (Leverkusen), Neuer (Bayern), Ter Stegen (Barcelona) dhe Trapp (PSG). |
MBROJTËS: Boateng (Bayern), Ginter (Gladbach), Hector (Colonia), Hummels (Bayern), Kimmich (Bayern), Plattenhardt (Hertha), Rüdiger (Chelsea), Süle (Bayern), Tah (Leverkusen). |
MESFUSHORË: Brandt (Leverkusen), Draxler (PSG), Gündogan (City), Khedira (Juventus), Sané (City), Reus (Dortmund,) Kroos (Real Madrid), Goretzka (Schalke), Rudy (Bayern) dhe Özil (Arsenal). |
SULMUES: Mario Gómez (Stuttgart), Müller (Bayern), Ëerner (RB Leipzig) dhe Petersen (Friburgo). |