Seleksionuesi i Kombëtares së Brazilit, Tite ka publikuar listën prej 23 futbollistëve që do të jenë pjesë e Kampionatit Botëror, “Rusi 2018”. Pjesë e kësaj liste është edhe Nejmar, i cili bashkë edhe me Gabriel Zhesus, Daglas Kosta, Fimrinjo dhe Kutinjo do të përbëjnë pjesën ofenzive të Brazilit.
Një nga mungesat e mëdha të Brazilit në këtë Botëror, do të jetë ajo e Dani Alveshit, i cili u dëmtua vetëm pak ditë më parë, ndërkohë që Tite nuk ka bërë ndonjë përzgjedhje surprizë .
Lista e futbollistëve të grumbulluar nga ana e trajnerit Tite: |
PORTIERË: Alison, Ederson, Kasio |
MBROJTËS: Danilo, Fagner, Tiago Silva, Miranda, Markinjos, Pedro Geromel, Marselo, Filipe Luis |
MESFUSHORË: Kasemiro, Paulinjo, Fernandinho, Renato Augusto, Kutinjo, Fred, Uillian |
SULMUES: Nejmar, Roberto Firmino, Gabriel Jesus, Douglas Kosta, Taison. |