Në mungesë të “tiki-takas” së Barcelonës ju sjellim “tiki-takan” e Shkëndijës (VIDEO)

Të dielat zakonisht janë të rezervuara për shumë ngjarje sportive, e ku vëmendjen më të madhe pa dyshim se tërheqin ndeshjet futbollistike. I tillë ishte rasti edhe sot, ku futboll kishte edhe në vendin tonë, por edhe në Spanjë, aty ku protagonist u bë shkupjani Enis Bardhi, që i shënoi dy gola skuadrës së Barcelonës, njofton “infOSport.mk”.

Bardhi me shokë, më konkretisht me Boateng mundën kampionët e ri të Spanjës me rezultatin 5:4, ndërsa duke pasur parasysh se Barcelona sonte luajti pa Lionel Messin, mungoi “tiki-taka” e zakonshme që jemi mësuar ta shohim nga ana e futbollistëve “katalunas”.

Mirëpo një “tiki-taka” të ngjashme me atë të skuadrës “katalunase” na e dhuruan futbollistët e Shkëndijës në ndeshjen e sotme kundër Skopjes.

SHKENDIJA-SKOPJE

SUPER AKSION I SHKENDIJES DHE "KUQEZINJTE" SERISH NE EPERSISHKENDIJA – SKOPJE 2:1(I. Emini 48')

Публикувахте от infosport.mk в 13 май 2018 г.

Futbollistët “kuqezi” nga Tetova në minutën e 48-të me pasimet e njëpasnjëshme dhe që të gjitha me të parën, me aktorë kryesorë, Hasani, Zejnullahu, Bejtullai, Radeski dhe Emini, i mundësuan këtij të fundit që të shënojë golin e dytë në rrjetën e skuadrës shkupjane, ndërsa fare në fund Armend Alimi me një proektil të vërtetë nga jashtë zonës, kur u pasua direkt nga rivënia e këndit nga ana e kapitenit Ferhan Hasani, shënoi edhe një tjetër super gol, për të vendosur njëherit edhe reuzltatin përfundimtarë të takimit, Shkëndija 3, Skopje 1.

SUPER GOLI I ARMEND ALIMIT NDAJ SKOPJES

SUPER GOLI I ARMEND ALIMIT NDAJ SKOPJESSHKENDIJA – SKOPJE 3:1(A. Alimi 88')

Публикувахте от infosport.mk в 13 май 2018 г.

Leave a Reply