Skuadra e Bostonit ka shënuar fitore 108:83 ndaj Klivlendit në Konferencën e Lindjes, duke udhëhequr 1-0 serinë finale të ndeshjeve finale të “play-off-it”. Ishte kjo një ndeshje e dominuar dhe fituar me meritë nga “selltiksat”, që u shkëputën që në periudhën e parë dhe e thelluan diferencën deri në fund.
Avantazhi prej 25 pikësh në favor të Bostonit flet qartë për epërsinë që pati në fushë skuadra vendase, që ishte ndjeshëm më superiore në parket se kundërshtari i saj, Klivlendi.
Broun me 23 pikë, Morris me 21 dhe Horford me 20 pikë bënë diferencën në parket për skuadrën e Boston, teksa te “kavaliersat” mungoi lojtari lider, pasi edhe LeBron Xhejms ishte në hije, duek realizuar vetëm 15 pikë, ndërkohë që shënuesi më i mirë për miqtë ishte Love me 17 pikë.
Edhe ndeshja e dytë finale do të zhvillohet në parketin e Boston, që ka faktorin fushë në favorin e tij.
NBA – Konferenca e Lindjes (finale play off) |
Boston Celtics – Cleveland Cavaliers, 108-83 (1-0 me ndeshje) |
NBA – Konferenca e Perëndimit (finale play off) |
Houston Rockets – Golden State Warriors |