Stouk Siti e humbi statusin e anëtarit të Premierligës këtë sezon, por Xherdan Shaqiri do të vazhdojë të luajë në elitën e futbollit anglez.
3 klube janë të gatshme të paguajnë klauzolën për shkëputjen e kontratës me Stouk që kap shumën prej afër 15 milionë euro.
Everton, Uest Ham dhe Kristal Palas janë të gatshëm të paguajnë shumën e cila është e barabartë me atë që Stouk i kishte paguar Interit për futbollistin shqiptar.
Sipas “The Sun”, Evertoni ka më shumë nevojë për një futbollist të profilit të Shaqirit, ndërsa Kristal Palas është shumë e interesuar të marrë atë si zëvendësim për Vilfred Zaha, i cili do të kalojë në njërën prej skuadrave të mëdha angleze.