Kur Europën e ka në duar dhe kur është shumë larg titullit të kampionit, Vardari ka vazhduar të “dhurojë” pikë përballë kundërshtarëve të tij, njofton “infOSport.mk”. Skuadra “kuqezi” nga Shkupi sot në arenën “Filipi i Dytë” bukvalisht në minutat shtesë të takimit i “dhuroi” ftoren rivalit të përbetuar, Pelisterit, që në fund shënoi fitore 2:3, duke ringjallur shpresat e mbijetesës.
Публикувахте от infosport.mk в 13 май 2018 г.
Ndryshe Vardari kaloi në epërsi që në minutën e 8-të me anë të armenit Tigran Barsegian, i cili shënoi nga afërsia pas pasimit të saktë të rusit, Maksimov, teksa nuk vonoi shumë dhe 5 minuta më pas Pelisteri barazoi shifrat me anë të Ive Trifunovskit, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë.
Po në të njëjtën mënyrë Vardari kaloi në epërsi në minutën e 60-të, kur Dejan Bllazhevski shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Atanasovskit.
Публикувахте от infosport.mk в 13 май 2018 г.
Pelisteri u kundërpërgjigjë në minutën e 69-të me anë të Bllagojçe Konjarskit, i cili festoi në stilin e “CR7”, ndërsa në minutën e parë shtesë (91’) Bllagoja Naumovski shënoi golin e tretë për Pelisterin për fitoren 2:3 të skuadrës nga Manastiri.
Me këtë fitore Pelisteri braktis pozitën e fundit në renditje, ndërsa Vardari vazhdon të qëndrojë në pozitën e dytë, duke qenë i sigurtë për një vend në Europë.