Skuadra e Juventusit ka barazuar pa gola në transfertën ndaj Romës, duke u shpallur kështu edhe zyrtarisht kampion për të 7-tin vit me rradhë në “Seria A”.
Bardhezinjve iu ka mjaftuar një pikë në sfidën e sotme, për të mbyllur historinë edhe të këtij sezoni, që ka qenë i hapur deri një javë përpara fundit të tij, kjo edhe për fajin e Napolit, që në këtë sezon ishte rivali i vetëm i Juventusit.
Skuadra e Sarrit po në të njëjtën kohë në transfertë mundi Sampdorian me rezultatin 0:2 falë golave të shënuar nga Milik dhe Albiol gjatë pjesës së dytë.
Një barazim me aromë Europe arriti edhe Milani, që barazoi 1:1 në transfertën ndaj Atalantës së Etrit Berishës, Lacio e Strakoshës barazoi 2:2 në transfertën ndaj Krotones, teksa fitoreve në ditën e sotme iu gëzuan Kievo, Kaljari, Torino dhe Udineze.
Serie A, Java 37 |
||
Bologna | 1 – 2 | Chievo |
Crotone | 2 – 2 | Lazio |
Fiorentina | 0 – 1 | Cagliari |
Torino | 2 – 1 | SPAL |
Verona | 0 – 1 | Udinese |
Atalanta | 1 – 1 | AC Milan |
AS Roma | 0 – 0 | Juventus |