Derbi shqiptarë midis Vëllazërimit dhe Gostivarit është mbyllur me barazimin 2:2, njofton “infOSport.mk”. Ky barazim dhe ndarje e pikëve i mundësoi Makedonija Gjorçe Petrovit që sot të zyrtarizohet si pjesë e elitës së futbollit vendor, ndërsa një gjë të tillë dy skuadrat shqiptare do të kërkojnë të bëjnë përmes balotazhit.
Megjithatë në balotazh mund të luaj vetëm njëra prej tyre, ashtu që vetëm xhiroja e fundit që në program është javën e ardhshme, do të vendos se kush do të përfundojë në pozitën e dytë në renditje në Konferencën e Perëndimit. Pas barazimit të sotshëm, është Gostivari që renditet i dyti me 51 pikë, teksa Vëllazërimi me 50 pikë mbetet në pozitën e tretë.
Makedonija Gjorçe Petrovi falë fitores së sigurtë 4:0 si nikoqir ndaj EuroMilkut me 56 pikë që sot ka siguruar pozitën e parë, pavarësisht rezultatit në xhiron e fundit, kur në transfertë do të përballet me Gostivarin.
Kjo e fundit me fitore eventuale në atë ndeshje do të ruante pozitën e dytë dhe një vend për në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë do të kërkonte përmes balotazhit, teksa Vëllazërimi edhe në rast se do të shënonte fitore ndaj Teteksit në Tetovë, sërish do të mbetej në pozitën e tretë.
Struga Trim Lum që ndeshjen e saj si nikoqir e zhvilloi në Gostivar, pësoi ndaj Teteksit me reuzltatin 2:3, Zajazi u kthye me barazim nga transferta ndaj Novacit, teksa Labunishta me rezultatin 2:1 mundi Lokomotivën.
LDFM – Perëndim, Java XXVI |
||
Labunishta | 2 : 1 | Lokomotiva |
Makedonija Gj.P | 4 : 0 | EuroMilku |
Novaci | 1 : 1 | Zajazi |
Struga T.L | 2 : 3 | Teteksi |
Vëllazërimi | 2 : 2 | Gostivari |