Derbi Vëllazërimi – Gostivari, flet vetëm shqip

Sot në kuadër të javës së 26-të në Ligën e Dytë – Perëndim e gjithë vëmendja do të përqëndrohet në Kërçovë, aty ku Vëllazërimi në stadiumin e tij do të mirëpret Gostivarin, njofton “infOSport.mk”.

Të dyja skuadrat janë në garë ta paktën për pozitën e dytë në renditje, e që siguron balotazhin, ndërkohë Gostivari me fitore eventuale do të shtonte shpresat madje edhe për një kualifikim të drejtëpërdrejtë, gjithnjë nëse në ndeshjen e fundit direkte ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit shënonte një fitore prej 3 golash epërsi.

Gjitha këto parametra na bëjnë të besojmë se në stadiumin e Vëllazërimit do të jemi dëshmitarë të një futbolli shumë cilësor, ku pritet të ketë edhe shumë tifoz të futbollit nga të dyja taboret.

Rast i mirë ky që në Kërçovë të ketë një festë futbolli, ashtu siç e paralajmëroi edhe vetë kapiteni i Gostivarit Admir Demiri në prononcimin e tij për portalin tonë, ndërsa më i miri le të fitojë dhe në fund të festojnë gjithë shqiptarët bashkë, pasi ky derbi sot do të flet vetëm shqip, kjo edhe për faktin se edhe arbitër kryesor i këtij takimi do të jetë arbitri shqiptarë nga Struga, Albrim Shaqiri.

Leave a Reply