Futbollisti italian, Sebastian Xhovinko për momentin është futbollisti më i paguar në kampionatin amerikan të futbollit. Ish sulmuesi i Juventusit që luan te Toronto që prej vitit 2015-të, nga kontrata që ka me skuadrën kanadeze përfiton 7 milionë dollarë me të gjitha bonuset në vit. Në vendin e dytë të këtij klasifikimi është lojtari tjetër i Torontos Miçel Bradli, ndërsa pas tij është vlerësuar sulmuesi i Los Anxhellesit, Karlos Vela, duke lënë kështu jashtë podiumit gjermanin Bastian Shvajnshtajger.
Zllatan Ibrahimoviç qe erdhi me shumë bujë në MLS, është jashtë top 5-shes të më të pagurve në Amerikë. Kujtojmë që sezonin e kaluar ishte braziliani Kaka më i paguari në këtë kampionat, pasi te Orlando përfitonte 7.2 milionë dollarë.