Umtiti largohet nga Barcelona!?

Drejtuesit e Barcelonës e pranojnë se Samuel Umtiti mund të largohet gjatë kësaj vere nga “Kamp Nou”.

Për shërbimet e reprezentuesit franez po interesohen rivali i përbetuar i “katalunasve”, Reali i Madridit, ndërsa gjithashtu së fundmi interes për shërbimet e mbrojtësit 24-vjeçar ka shfaqur edhe Mançester Junajtedi.

Klauzola e Umtitit për largim nga ekipi “katalunas” kap shifrën e 60 milionë eurove, ndërsa duke marrë parasysh fuqinë financare të dy klubeve të interesuara, kjo shumë nuk duhet të jetë problem.

Një zyrtar i Barcelonës në kushte anonime për “L’Equipe”, kishte thënë: “Nëse Umtiti dëshiron të largohet, ne duhet të pranojmë dëshirën e tij”.

Umtiti te Barcelona erdhi verën e vitit 2016-të nga Lioni, për një shumë prej 25 milion euro, ndërsa shumë shpejtë u shndërrua në një titullarë të padiskutueshëm falë paraqitjeve të tij të mira. Ai gjatë këtij sezoni me fanellën “blaugrana” ka zhvilluar gjithsej 40 ndeshje, 25 prej të cilave në La Liga, ku edhe ka shënuar një gol.

Leave a Reply