Neziri: Besojmë fuqishëm në fitore, Kupa është e jona

Juventus Serava të shtunën kundër ekipit të Gemixhi nga Velesi do të zhvillojë ndeshjen finale të Kupës së Maqedonisë në futsal, njofton “infOSport.mk”. Do të jetë kjo finalja e tretë dhe ndoshta e vërteta për skuadrën shkupjane, duke pasur parasysh se dy finalet paraprake (2014/2015, 2015/2016), Juventus Serava ishte mundur nga kampionët e atëhershëm të Zhelezarecit.

Megjithatë tashmë gjërat qëndrojnë më ndryshe, ndërsa i bindur në fitoren dhe trofeun e parë të skuadrës nga Serava është edhe kapiteni Eljesa Neziri.

Jemi gati për finalen e madhe. Jemi shumë të motivuar për këtë ndeshje, pasi jemi përgatitur shumë kohë dhe besojmë fuqishëm se fitorja do të jetë e jona. Shpresojmë në përkrahjen e tifozëve tanë në këtë përballje dhe në fund gjithë së bashku të sjellim në Seravën tonë të lavdishme Kupën e parë në historikun e klubit tonë” – tha enkas për “infOSport.mk”, Eljesa Neziri.

Ndeshja finale midis Juventus Seravës dhe Gemixhi nga Velesi do të zhvillohet nesër në palestrën e qytetit në Gostivar me fillim në ora 19:30.

Leave a Reply