E vërtetë apo ajo, seleksionuesi Blagoja Milevski si duket do të braktisë përfaqësuesen U21 të Maqedonisë për të vazhduar karrierën e tij në Izrael. Milevski ka marrë ofertë nga skuadra e Ashdodit që garon në Ligën e Parë të Izraelit, me të cilët thuhet se edhe ka arritur një akord, ndërsa me 1 qershor pritet të firmos edhe kontratën zyrtare, pasi të ndërpretë bashkëpunimin me Federatën e Futbollit të Maqedonisë.
Milevski është njëri nga trajnerët më të vlerësuar në vendin tonë, pasi me Maqedoninë U21 arriti suksesin historik, duke luajtur për herë të parë në Kampionatin Evropian për të rinjë që u zhvillua verën e vitit të kaluar në Poloni.