Të shtunën në program janë ndeshjet e Ligës së Dytë – Perëndim, ku në qendër të vëmendjes do të jetë derbi i madh shqiptarë midis Vëllazërimit dhe Gostivarit, njofton “infOSport.mk”. Të dyja skuadrat pretendojnë për një vend në Ligën e Parë, me Gostivarin më të favorizuar, që në xhiron e fundit mirëpret liderin aktual, Makedonija Gjorçe Petrovin.
Vëllazërimi me fitore eventuale në këtë ndeshje do të zbriste nga pozita e dytë Gostivarin, ku edhe do të mbetej edhe në fund të sezonit, duke pasur parasysh se Makedonija Gjorçe Petrovi me fitore eventuale në ndeshjen e nesërme ndaj EuroMilkut, do të siguronte pozitën e parë që nesër.
Ndërkohë një fitore e Gostivarit nesër në Kërçovë, do të bënte që skuadra e Mensur Jakupit të vendos fatin e saj në ndeshjen e fundit direkte ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit, ku me një fitore eventuale 3:0 do të siguronte pozitën e parë dhe do të inkuadrohej drejtëpërdrejtë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.
Janë këto vetëm disa nga opsionet, pasi gjithçka zyrtare pritet të vendoset nesër në fushat e blerta, ku futbollistët pritet të japin më të mirën dhe të dëshmojnë se kush prej tyre meriton të luaj një rang të garave më lartë.
Kësisoj përveç ndeshjeve të lartëpërmendura, Vëllazërimi – Gostivari dhe Makedonija Gjorçe Petrovi – EuroMilku, nesër në program në Konferencën e Perëndimit janë edhe ndeshjet, Struga Trim Lum – Teteksi, ndeshje kjo që do të zhvillohet në Gostivar, pastaj Novaci do të mirëpret Zajazin në ndeshjen mes dy skuadrave të fundit në tabelë, teksa në Strugë, Labunishti do të jetë nikoqir i skuadrës shkupjane të Lokomotivës.
Të gjitha ndeshjet e nesërme startojnë në ora 16:30.
LDFM – Perëndim, Java XXVI |
||
Labunishta | 12.05. 16:30 | Lokomotiva |
Makedonija Gj.P | 12.05. 16:30 | EuroMilku |
Novaci | 12.05. 16:30 | Zajazi |
Struga T.L | 12.05. 16:30 | Teteksi |
Vëllazërimi | 12.05. 16:30 | Gostivari |