Hamdi Salihin nuk e pengon mosha, dhe pavarësisht viteve që ka, ai vazhdon të tund rrjetat në ligën e parë austriake me ekipin e Nojshtad, njofton “infOSport.mk”.
Pasi shënoi javën e kaluar ndaj FAC Vien, sulmuesi shkodran gjeti rrjetën edhe në takimin e sotshëm ndaj Kapfenberg në kuadër të javës së 33-të.
Salihi shënoi golin e parë për skuadrën e tij në minutën e 17-të kur barazoi shifrat në 1:1, teksa golin e fitores për Nojshtadin e realizoi Ebenhofer në minutën e 59-të.
Për Salihin ishte ky goli i 21-të sezonal, duke u barazuar në krye të listës së golashënuesve me sulmuesin e Riedit, Chabbi.
Skuadra e këtij të fundit në këto momente ndodhet në disavntazh 0:2 në përballjen në transfertë ndaj Insbruk, skuadër kjo që sezonin e ardhshëm do të luaj në elitën e futbollit austriak, transmeton “infOSport.mk”.
Pas fitores së sotme Nojshtadi i Hamdi Salihit me 57 pikë ndanë pozitën e tretë me Riedin, dy skuadra këto që bashkë edhe me Hatbergun në tre xhirot e fundit do të luftojë për atë vend të dytë, që siguron kualifikimin e drejtëpërdrejtë në mesin e më të mirëve në futbollin austriak, ndërsa gjithashtu do të luftojnë edhe për atë pozitë të tretë, që siguron ndeshjen e balotazhit.