E ardhmja e Antuan Griezman është shumë larg Atletiko Madridit. Është vetë sulmuesi francez, që ka njoftuar trajnerin Diego Simeone se dëshiron të largohet nga Madridi, madje duke i kumtuar edhe emrin e skuadrës së re.
Bëhet fjalë për Barcelonën, skuadër kjo që tashmë një kohë më të gjatë po interesohet për transferimin e francezit.
Rikujtojmë Griezman ishte objektiv i madh i Barcelonës edhe një vit më parë por Atletiko Madridi atë kohë refuzoi ta shiste atë.
Barcelona është e gatshme të paguajë klauzolën prej 100 milionë eurove për transferimin e Griezmanit në “Kamp Nou”.