Armando Sadiku është bombarduar nga komentet e fansave të tj në “instagram”, pas një foto të postuar nga ana e tij dhe mbishkrimin që i kishte ngjitur të njëjtës, njofton “infOSport.mk”.
Reprezentuesi shqiptarë në profilin e tij zyrtarë kishte postuar një foto bashkë me Enis Bardhin, ku kishte shkruar: “Te vetmit shqiptar në La liga Levante UD”, duke harruar se në kampionatin spanjoll dhe kryesisht në La Liga luajnë edhe shqiptarë të tjerë, si Keidi Bare, që luan me Atletiko Madridin, pastaj futbollisti me origjinë nga Tetova, Riza Durmishi që mbron ngjyrat e Betisit, si dhe Aadnan Januzaj që luan me Real Sociedadin.
Ky postim i Sadikut kishte hasur në shumë komente nga më të ndryshmet nga ana e fansave të tij shqiptarë, të cilët i kishin rikujtuar atij edhe emrat e futbollistëve tjerë shqiptarë që luajnë në një ndër ligat ë të fuqishme europiane.